Shqip English
Shërbime ligjore

Shërbime dhe këshillime ligjore

  • Konsulenca juridike.
  • Përfaqësim ligjor dhe avokator.
  • Hartimin e dokumentacionit ligjor të të gjitha fushave të lejuara për ushtrimin e profesionit të avokatit.
  • Përgatitja e kërkesë padive ose kërkesave gjatë proçedimit penal, si dhe e kërkesave ankimore, rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, atyre të organit të Prokurorisë, Arbitrazhit ose të organeve të administratës publike.
  • Përgatitja e kërkesave drejtuar Gjykatës së Apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatave Ndërkombëtare, dhe çdo organizmi në të cilin aderon Republika e Shqipërisë.
  • Përgatitja e ankesave dhe kërkesave të personave fizik ose juridik.
  • Përpilimi i akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale.
  • Hartimi i kontratave e marrëveshjeve, si dhe i çdo dokumenti tjetër që sjell ose synon të sjellë pasoja juridike.
  • Prania si mbrojtës në kohën e shoqërimit, ndalimit, arrestimit, gjatë proçesit të hetimit, shqyrtimit gjyqësor të personave në çështjet penale.
  • Përfaqësimi i personave fizik ose juridik në çështjet civile dhe administrative, në Gjykatë, në Arbitrazh dhe në organe të tjera të administratës publike.
  • Veprime të tjera ndihmëse juridike që parashikohen në ligj.

Konsulencë financiare

  • Këshilla per krijimin, themelimin ,ndryshimin , mbylljen e një shoqërie tregtare etj.
  • Konsulencë për bashkëpunim me shoqërite e tjera tregëtare.
  • Hartim të kontratave të shitjes, qerase, porosisë, bashkëpunimit etj.
  • Përfaqësimin ligjor të shoqërisë të vlefshëm për çdo veprim gjyqësor apo jashtëgjyqsor.